Moda

Chanel 2015, sfilatë në botë çudirash

chanel-2015-sfilat-euml-n-euml-bot-euml-ccedil-udirash_hdKarl Lagerfeld, emri përfaqësues i shtëpisë franceze të modës “Chanel”, i kaloi edhe një herë tjetër pritshmëritë e publikut, në koleksionin Pranverë-Verë 2015.

E gjithë sfilata në një skenografi “Liza në botën e çudirave”, një shou i vërtetë, me shumë të ftuar e me shumë ngjyra. Një kopsht i vendosur në mes të skenës, me një atmosferë mbresëlënëse, në ngjyrë të bardhë e të gjelbër, e cila krijonte idenë e një kopshti të gjallë pranveror.

Sa u përket trendeve dhe modeleve të propozuara, e gjitha sfilata ishte me ngjyra të ëmbla, duke filluar që nga roza, e kaltra e qiellit, pastel etj. Detajet që bien në sy janë kapela dhe rripi i mesit i gjatë, të cilat u kishin munguar për një kohë të gjatë sfilatave.

Të ftuarat speciale që sfiluan gjatë mbrëmjes ishin Kendall Jenner, e cila e kishte konfirmuar pjesëmarrjen gjatë sfilatës së fundit, në Salsburg.

Po ashtu, një tjetër modele e veçantë e mbrëmjes ishte edhe vajza e aktorit të njohur Sean Penn, Dylan Penn, shkruan revistaclass. Kris Jenner e Kristen Stewart kanë qenë të ftuarat e tjera, që i kanë dhënë këtij koleksioni më shumë vëmendje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button