Moda

Fustane vere me motive lulesh

Ashtu si ne vitet e shkuara, edhe ne 2015-ën, motivet e luleve do zbukurojnë fustanet prej sateni apo prej mëndafshi. Ato ekzistojnë ne modele te ndryshme si për gjate ditës ashtu edhe për ne mbrëmje.

 Mary Katranzou ka bashkuar motivet e luleve me fotot qe ka bere gjate udhëtimeve neper bote.
Tek Blumarine, fustanet e luleve përbëhen nga copa transparente. Pjesët intime mbulohen me petale lulesh qe simbolizojnë sensualitetin dhe pafajësinë.
Alberta Ferreti ka pasur disa ide edhe me delikate. Fustanet e saj janë prej mëndafshi, te ndërthurura me materiale transparente dhe me qëndisje ngjyre pastel.
Fustanet me lule gjenden lehtësisht këtë vit sepse thuajse te gjitha markat kane tentuar t’i krijojnë. Mund t’i vishni te gjate për te shkuar ne një mbrëmje apo mund t’i kombinoni edhe me xhaketa xhins apo lëkurë për ditët e freskëta.  Gjate ditës mbajini me këpucë te sheshta ndërsa për ne mbrëmje zgjidhni një pale me ngjyre ari. Ja disa modele te veçanta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button