Protesta në Selanik; Kaos dhe dhunë për marrëveshjen me Maqedoninë
Tubimi është shpërndarë shumë shpejt pasi përleshjet kanë vazhduar për disa orë të shoqëruara me thirrjet “Maqedonia është greke” dhe parulla kundër qeverise Tsipras.
Në të njëjtën kohë kryeministri Aleksis Tsipras ka inaguruar Panairin e 83-të Ndërkombëtar të Selanikut dhe ka mbajtur një fjalim ku ka shpallur masat e reja sociale të qeverisë dhe shkurtime taksash, masa që sipas tij janë të parat në favor të popullit grek pas 8 vitesh krizë dhe paketash ndihme.
Tsipras ka vizituar në mëngjesin e së shtunës pavionet ndërkombëtare që marrin pjesë në Panair, midis tyre edhe atë të SHBA që është vendi i nderit sivjet, i shoqëruar nga ministri amerikan i Tregtisë dhe ambasadori amerikan në Athinë.
Pasditen e së dielës Tsipras do t’u përgjigjet gazetarëve të mediave vendase dhe të huaja në konferencën për shtyp që mbahet çdo vit.