Kosova

Zhvillohet konferenca “Personat e Zhdukur – Rruga përpara”

Zyra e BE-së në Kosovë organizon sot në Prishtinë një konferencë të nivelit të lartë me temë “Personat e Zhdukur – Rruga përpara”.

Në konferencë do të marrin pjesë shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë Samuel Zhbogar, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ish-presidentja e Finlandës Tarja Halonen dhe ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi.

Kjo konferencw ka pwr qwllim mbledhjen e përfaqësuesve të qeverisë, gjyqësorit, mediave dhe shoqërisë civile, nga Kosova dhe nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, për të ngritur vetëdijesimin e përgjithshëm për mënyrën se si mjekësia ligjore kontribuon në realizimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen ligjore të të gjithë qytetarëve

Pas konferencës do të mbahet një tryezë e rrumbullakët me fokus diskutimet për analizën e DNA-së. Ky aktivitet do të ndiqet nga të gjitha palët e interesit në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe nga organizata ndërkombëtare aktive në fushën e personave të zhdukur, njoftuan organizatorët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button