Politika

Thirrja e Ramës: Bashkoni votat për shtet, partitë e vogla i duan për pushtet

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me fermerët në Xarrë. Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë kërkoi që shqiptarët të jenë të bashkuar me votën e tyre e të mos ushqejnë parti që duan pushtet dhe jo shtet.

“Në këto 44 muaj, ndalëm një hemorragji të madhe në çdo sektor dhe tani pasi kemi hedhur disa baza të tjera, kemi vendosur një fazë themelesh në çdo sektor. Duhet të ndërtojmë shtëpinë e shtetit shqiptar dhe dhoma e bujqësisë të jetë pasqyrë e ambicies sonë dhe krenari e këtij vendi,.Por për këtë na duhet një mbështetje më e madhe se 4 vite më parë.

Duhet të mendojmë për 25 qershorin, si ditën që duhet të marrim një vendim historik, për ta ngritur lart flamurin tonë, e ta çojmë në oborrin e Bashkimit Europian. Nuk mund të vazhdojmë me historinë  e partive që marrin vota dhe ta ndajnë pushtetin në tepsi, ku çdo kush kërkon atë që do dhe e përdor ta përdorë jo për shteti, por për pushtetin; për pushtetin e partisë së vet. Duhet të marrim një vendim, se këtë nuk e bëjnë dot as Kryeministrat, e as ministrat, por vetëm populli me votë”, tha Rama.

Më tej, Kryeministri ka sulmuar Vangjel Dulen duke iu kërkuar shqiptarëve që të mos i japin asnjë votë, sepse është e çuar dëm.

“Asnjë votë Vangjel Dules, se është vota më e pavlefshme. Është vota e një verbërie të pashoqe. Ai duhet të përfaqësonte minoritetin. S’ka ardhur një herë në këto 44 muaj që unë jam Kryeministër, të më kërkojë një investim. Të më kërkojë një zgjidhje njerëzish. Asnjë herë. Vetëm në Parlament për të nxitur sherr etik, për të folur për gjëra që s’kanë ç’i duhen fare.

Tani kërkon vota. Çamët duhet të votojnë Vangjelin,që të  fusin Dashin (Dashamir Tahiri) në Parlament. Çamët duhet të votojnë Dashin, që të marrin Vangjelin.  Këto janë parti qokash. Vinë këtu e ju kërkojnë vota dhe s’i keni më për asnjë punë. Ndërkohë, që vota për ne është votë që do marrin njerëz në punë”, tha Rama

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button