Ekonomia

Konkurs ndërkombëtar për projektim urban të bypass-it të Gjirokastrës

Projektimi i bypass-it të qytetit të mbrojtur nga UNESCO, Gjirokastrës. Atelier Albania, me kërkesë të Ministrisë së Kulturës dhe mandatuar nga zyra e Kryeministrit, ka shpallur një konkurs ndërkombëtar për projektim urban të bypass-it të qytetit të mbrojtur nga UNESCO, Gjirokastrës. Përfshirja e by-passit në territorin e qytetit do të ndikojë drejtpërdrejtë trafikun në qendrën historike, e cila është projektuar e ngritur për të qenë një zonë e lirë nga makinat dhe kryesisht këmbësore.

Qyteti i Gjirokastrës shquhet si një qytet unikal për nga kompozimi urbanistik dhe arkitektonik. Qëllimi kryesor i këtij konkursi është përfitimi i projekt-ideve të krijimit të një bypass-i, i cili zgjidh problemin e trafikut në Pazarin e Gjirokastrës, duke e shndërruar atë në një zonë për këmbësorët, pa cënuar autenticitetin dhe karakterin e zonës së ndërhyrjes. Ky projekt kërkon të përmirësojë qarkullimin e automjeteve dhe rikthimin e qendrës historike në identitet.

Nëpërmjet kësaj thirrjeje të hapur Atelier Albania synon të ftojë ekipe shumë-disiplinëshe të përbërë nga arkitektë, urbanistë e planifikues, inxhinierë të rrugëve, e ekspertë të transportit dhe trashëgimisë, të cilët do të gjenerojnë propozime origjinale projektimi për të zgjidhur problemet e mobilitetit në qytet, por duke vlerësuar kontekstin historik dhe kulturor të vendit.

Nëpërmjet këtij konkursi, i cili nuk është i fokusuar thjesht në një pyetje inxhinierike, kërkohet një zgjidhje e integruar. Megjithëse objekti kryesor i projekt propozimeve do të jetë bypass-i, pyetja e konkursit është shumë më tepër sesa një pyetje për zgjidhje inxhinierike. Pyetja e projektimit sjell së bashku projektues, inxhinierë, konsulentë të transportit dhe trashëgimisë, të cilët do të propozojnë një qasje të integruar kundrejt pikëpyetjes për bapass-in e Gjirokastrës. Faza e parë e konkursit do të mbyllet më datën 10 Nëntor 2015.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button