Ekonomia

Zona e Spitallës, një konsorcium kinez paraqet interes

Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes është paraqitur një ofertë për ndërtimin, zhvillimin, mirëmbajtjen dhe operimin e Zonës Teknologjike dhe Zhvillimit Ekonomik të Spitallës nga konsorciumi kinez, e cila kap vlerën e investimit 1.5 miliardë dollarë.

Pranë Komisionit të Vlerësimit i cili u mblodh të mërkurën në orën 10:00 u pranua oferta e konsorciumit kinez, ndërsa vlerësimi dhe shpallja e fituesit do të bëhet brenda 30 ditëve nga data e sotme.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj duke folur për zhvillimin e kësaj zonë në një deklaratë për mediet tha se sapo mbyllëm procedurën e hapjes të ofertave për zonën ekonomike të Spitallës dhe brenda 30 ditësh do të shpallim fituesin që do të marrë përsipër zhvillimin e asaj zone që kemi bindjen se do të jetë një nga zonat më konkuruese në rajon.

Afati i investimit sipas ofertës është 9 vjet, ndërsa investimi pritet të sjellë 90 mijë vende të reja pune.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button