Kronika

Arsimtarët pa shpërblim. Sindikata: Në janar vendosim për grevën

Mijëra arsimtarë nuk do të marrin shpërblimin prej 10 mijë lekësh në fund të vitit.

Përfaqësues të Sindikatës së arsimtarëve zhvilluan takime me Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla dhe me përfaqësues të qeverisë, por nuk mundën të gjejnë zgjidhje.

Për 35 mijë arsimtarë në të gjithë vendin shpërblimi do të mungojë.

Për këtë arsye Sindikata ka paralajmëruar se do të përgjigjet me një grevë të përgjithshme, për të cilën do të vendosë në ditët e para të janarit.

“Aleanca Sindikale e konsideron këtë qëndrim të qeverisë si shkelje të vazhdueshme të një të drejte sindikale të fituar dhe, për këtë arsye, do të vazhdojë të kërkojë respektimin e kësaj të drejte,duke përdorur të gjitha mjetet sindikale dhe ligjore. Për këtë, në datën 7 janar 2017 Aleanca Sindikale do të mbledhë Asamblenë e saj për përcaktuar hapat dhe veprimet sindikale e ligjore që do të ndërmerren në vijim”, thuhet në një deklaratë të nxjerrë për këtë çështje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button