Rajoni

Ushtria bullgare dërgon autoblinda në kufirin maqedonas

Bullgaria ka dërguar autoblinda në katër pikat kufitare me Maqedoninë për të mbështetur policinë kufitare në rast të fluksit të imigrantëve, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.

“Në këtë etapë, ne vetëm do të riforcojmë në mënyrë teknike mbrojtjen e kufirit siguruar nga policia kufitare”, deklaroi Nikolay Karaivanov, një zyrtar i operacioneve në Ministrinë e Mbrojtjes.

”25 ushtarë dhe automjete të blinduara janë dërguar në pikat kufitare bullgaro-maqedonase, por numri i tyre mund të rritet nëse situata përkeqësohet”, theksoi ai.

Vendi është përfshirë tashmë nga fluksi i imigrantëve që vijnë nga Greqia drejt Maqedonisë.

“Ne e vlerësojmë rrezik (një fluks të tillë), relativisht të limituar sepse Bullgaria respekton procedurat e regjistrimit, që nuk ndodh në Greqi, Maqedoni dhe në Serbi”, deklaroi sot ministrja e Brendshme, Rumiana Batchvarova për televizionin Nova.

Bullgaria ka pritur që prej villimit të vitit 15 000 imigrantë klandestinë, veçanërisht sirianë, të mbërritur në Turqi. Imigrantët e ndaluar në Bullgari janë vendosur për disa muaj në kape refugjatësh para marrjes së një statusi duke iu mundësuar atyre në rastin më të mirë të udhëtojnë në Bashkimin Evropian.

“Bullgaria i ruan mirë kufijtë e saj, ndërkohë që imigrantët kalojnë shumë lehtë nga ishujt grekë për të shkuar drejt Evropës perëndimore nëpërmjet Maqedonisë dhe Serbisë”, nënvizoi ministri i Punëve të Jashtme, Daniel Mitov.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button