Kronika

Gërdeci, për gjykimin e Mediut Gjykata e posaçme do vendosë më 27 Korrik

Fillimisht SPAK-u ju drejtua Gjykatës së Lartë, duke qenë se në vitin 2009, kishte qenë kjo gjykatë e cila kishte pushuar vijimin e procesit gjyqësor, për shkak të imunitetit parlamentar, që zoti Mediu kishte rifituar në zgjedhjet e atij viti.

Kërkesës së SPAK-ut, për revokimin e vendimit të 2009-ës, Gjykata e Lartë ju përgjigj duke argumentuar se me ndryshimet kushtetuese dhe ligjore që kanë ndodhur, i takon Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të vendosë.

Ndaj zotit Mediu, Prokuroria e Përgjithshme, një vit pas shpërthimit, në mars të 2009-ës, ngriti dy akuza për “Shpërdorim të detyrës” kryer në bashkëpunim. Por ai nuk u gjykua kurrë për ngjarjen e rëndë, madje ai nuk u thirr as dëshmitar, ndërsa një proces gjyqësor për këtë rast përfshiu një numër të madh personash.

Për këtë arsye, SPAK kërkon që ndaj tij të rihapet gjykimi. Prokuroria e posaçme u vu në lëvizje, pas kërkesës së prindërve të 7 vjeçarit Erison Durdaj, një prej viktimave të tragjedisë.

Nga shpërthimi i fuqishëm humbën jetën 26 persona, ndërsa mbi 250 të tjerë u plagosën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button