Bota

Londër, një nga 3 xhihadistët protagonist i një dokumentari tv

Policia britanike ka deklaruar se ka identifikuar tre terroristët që kryen sulmin vdekjeprurës në Londër në mbrëmjen e finales së Champions League.

Një nga të tre, ka qenë protagonist i një dokumentari të “Channel 4” për xhihadistët dhe është i njohur për shërbimet sekrete. “Është radikaliziuar, duke parë video në Youtube”, – ka pohuar një mik i tij i marrë në pyetje nga hetuesit.

27-vjeçari i masakrës në Londër, shfaqet në një dokumentar të “Channel 4”, i xhiruar një vit më parë, ndërsa valëvit flamurin e ISIS-it në “Regent Park”, së bashku me shokë të tjerë, siç raporton “Daily Mail”.

Për momentin, fytyra e terroristit dhe emri i tij nuk janë publikuar nga hetuesit, pasi po përpiqen të ngushtojnë rrethin e rrjetit terrorist që ka përgjakur Britaninë e Madhe prej javësh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button