Zgjedhjet lokale 2015

Kandidati i ASHE-së për Bashkinë e Kolonjës, Malo, takime me banorë

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Kolonjës, Arben Malo, u prezantua sot në Leskovik që me ndarjen e re territoriale është pjesë e Bashkisë së Kolonjës. Malo, zgjodhi që takimin e parë në këtë qytet ta bëjë me vajzat dhe gratë, të cilat mirëpritën platformën e tij për të ndryshuar Kolonjën.

Sakaq, ai më tej zhvilloi një takim me moshën e tretë të qytetit të Ersekës dhe fshatrave përreth.

Në këtë takim morën pjesë edhe veteranë të zonës të cilët shprehën mbështetjen e tyre për kandidatin e ASHE-së. Në fjalën e tij, Arben Malo premtoi investime dhe hartimin e projekteve për krijimin mjediseve më të mira për këtë grupmoshë, duke theksuar se mirënjohja për mbështetjen që kanë dhënë ndër vite për vendin, por dhe për të majtën në Kolonjë, duhet të përkthehet në hapësira të përshtatshme për ta.

“Në programin tim, unë kam parashikuar ambiente të veçanta për ju, në mënyrë që ju të takoheni, të keni mundësi të shfletoni shtypin e ditës apo dhe të konsumoni diçka. Të gjitha këto falas, pasi mbështetja juaj e dhënë ndër vite për të majtën, përveç mirënjohjes, duhet të na bëjë t’ju kemi në vëmendjen tonë maksimale”, tha Malo.

Arben Malo u takua gjithashtu me banorët të Komunës së Mollasit ku prezantoi programin e tij.

Në këtë takim, Arben Malo shoqërohej nga e deleguara e LSI-së, për Kolonjën, Klajda Gjosha dhe drejtues të strukturave të PS-së dhe LSI-së.

Ministria e Integrimit Europian, njëkohësisht e deleguara e LSI-së për këtë Bashki, Klajda Gjosha theksoi se Arben Malo është kandidatura e duhur për të realizuar të gjitha projektet për zhvillimin e Bashkisë së Kolonjës dhe për të pasur gjithmonë një derë të hapur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button