Politika

Rama në Egjipt: Linjë të drejtpërdrejtë Kajro-Tiranë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Kajro, Egjipt se ka marrë premtimin për të vendosur linjën ajrore të drejtpërdrejtë Kajro-Tiranë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Republikës arabe të Egjiptit, Moustafa Madbouly, pas nënshkrimit të tre marrëveshjeve mes të dy vendeve, Kryeministri Rama theksoi se “shifrat e tregtisë janë shumë modeste, ndërkohë që potenciali është i pranishëm. Marr me vete premtimin për të parë personalisht, për tu kujdesur personalisht për të vendosur linjën e drejtpërdrejtë të fluturimit mes Kajros e Tiranës dhe anasjelltas”.

“Nuk e di nga pala egjiptiane, por nga pala shqiptare ju siguroj se avionët nuk do jenë kurrë bosh. Kjo linjë ajrore nuk do të jetë barrë për kompaninë, krejt e kundërta do të ndihmojë shumë, shumë shqiptarë që duan të vijnë, të vizitojnë, të bëjnë pushimet këtu, për të ardhur në këtë tokë e për të kuptuar që njëherë e një kohë ishte si dera e pasme e atdheut tonë edhe pse asaj kohe largësia ishte shumë, shumë më e madhe”, – tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button