Kronika

SHBA: Drejtësia nuk po bëhet. S’bëjnë investime sepse nuk kanë siguri

Investitorët e huaj dhe diplomatët kanë ashpërsuan tonet teksa kanë kërkuar miratimin brenda qershorit të reformës në drejtësi.  Ata paralajmërojnë pasoja politike dhe ekonomike për vendin nëse reforma nuk miratohet. Investitorët deklarojnë se do të largohen nga Shqipëria pasi nuk ndihen të sigurtë

Silvio Pedrazzi, president i Shoqatës së Investitorëve të huaj: Për mjedisin e biznesit jemi të paqartë se çfarë po ndodh. Në rast se reforma miratohet para verës, për Shqipërinë çelen negociatat për në Bashkimin Europian. Ne do të shikojme se çfarë do të ndodhë me Shqipërinë.  Çdo ditë anëtarët e shoqatës së investitorëve të huaj përballen me vendime të sistemit të drejtësisë që janë befasuese për ne dhe kështu nuk mund të vazhdohet. Eshtë thelbësore për ne. Zbatimi korrekt i ligjit është shumë i rëndësishëm për investimet e huaja të reja që mund të vijnë dhe për të mbajtur ato që janë aktualisht.

David Muniz, zv.ambasador i SHBA: Investitorët që kanë dashur të investojnë në Shqipëri janë frikësuar dhe kanë ikur. Ka shumë kërkesa për të investuar në Shqiperi, por nuk mund te zhbllokohen pa sistemin e drejtësisë. Gjithashtu, problem jane detyrimet e borxheve. Kompanitë amerikane kane bllokuar planet për investime, për shkak të zvarritjeve gjyqësore. Drejtësia nuk po bëhet. S’bëjnë investime sepse nuk kanë siguri, ka edhe investitorë me përvoja të këqija. Edhe pronat janë probleme, me mbivendosjen e titujve të pronësisë

Me nota alarmi, ambasadorja e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin ka theksuar nevojën që ka vendi për institucione të qëndrueshme dhe të besueshme.

Romana Vlahutin: Qeveria ka marrë reforma per energjine dhe informalitetin, por reforma në drejtësi është kyçe. Kjo do të thotë se është një reformë e thellë dhe e plotë si kristali. Drafti është parë me kujdes dhe është miratuar nga Komisioni i Venecias.
Bashkimi Europian dhe  SHBA janë me ju. Natyrisht ka grupe dhe individë që nuk duan të bëhet kjo reformë, ne i dimë dhe arsyet. Ata  po dëmtojne vendin e tyre, teksa përpiqen ta shtyjnë dhe ta deformojnë reformën. Shqipëria ka vuajtur shumë dhe mjaft, tashmë ne dëshirojme që ju të dilni me sukses. Nuk ka më kohë të luani kukamfshehti. E ardhmja e vendit është më e rëndësishme se ata individë të zhytur në korrupsion. Presim Kuvendin para qershorit.

Rëndësinë e reformës në drejtësi si kyce për klimën e biznesit e ka theksuar edhe ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, e cila ka renditur edhe masat që janë marrë për ta bërë Shqipërinë tërheqëse për investitorët

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button