Kronika

“Dasmorët po vijnë, kujdes krushqit”, zbardhen përgjimet ndaj policit

“Do të vijnë dasmorët, kujdesuni për krushqit”, janë kodet e përdorura nga polici për të njoftuar trafikantët e drogës.

Grupi i trafikantëve që ra në pranga dy ditë më parë në Kurbin të cilëve iu sekuestrua në sasi të konsiderueshme kanabis.

Sipas hetimeve ka rezultuar se në dy raste efektivi Zan Kasmi ka njoftuar trafikantët për kontrollet e policisë në zonë dhe ata kanë mundur t’i shpëtojnë arrestimit.

“Dasmorët do vijnë, kujdesuni për krushqit” ka qenë një ndër dhjetra mesazhe e telefonata që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mundur të përgjojë mes Kasmit dhe të arrestuarve të tjerë, shkruan shqiptarja.com

Ky grup i konsideruar si ndër më të mëdhenjtë në kultivimin e drogës në Malësinë e Kurbinit punonte për llogari të biznesmenit Luftar Nelaj tashmë i arrestuar.

Plot 14 operacione policore ka investuar Policia e Shtetit për të goditur grupin në të cilin efektivi Kasmi tradhëtonte kolegët e tij, ndërsa pas 5 muaj përgjime është mundur të faktohet dhe dekonspirimi i operacioneve.

Në pranga kanë rënë Luftar Nelaj, Hashim Nelaj, Elton Haxhia, Bashkim Kodra, efektivi Zan Kasmi, si dhe Sami Balloku e Aldo Xhaferri.

Gjykata e Krimeve të Rënda kanë caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 6 të ndaluarit të cilët janë nën akuzë për kultivim e trafikim narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjatë operacionit në të cilin u prangos dhe efektivi Zan Kasmi policia e shtetit mundi të sekuestrojë 182 kg kanabis dhe 28 mijë rrënjë kanabis në proces tharje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button