Politika

Pas humbjeve, Lulzim Basha paralajmëron reformimin e Partisë Demokratike

Lulzim Basha premton të reformojë Partinë Demokratike.

Në përfundim të mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PD-së Lulzim Basha premtoi hapje, ndryshim tek i cili duhet të besojnë të gjithë të zhgënjyerit sipas tij.

“Kam marrë me qindra mesazhe, inkurajimi dhe shprese. Unë e kuptoj dyshimin e një shoqërie të zhgënjyer thellë me politikën. Dua t’i siguroj se ndryshimi i PD, hapja e saj do jenë të vërteta, të besueshme dhe të pakthyeshme.

 Makijazhet do minonin jo vetëm besueshmërinë dhe shanset për ndryshim pozitiv. Bashkë me ta do ndërtojmë një proces se ndryshimi do jetë i vërtetë tek i cili mund të besojnë”, tha ai.

“Siguroj se do të bëjmë së bashku një ndryshim ku njerëzit do të mbështeten për të ndryshuar jetën. Procesi do të jetë i vështirë, por jam i bindur se bashkë me qytetarët do ia dalim që PD-ja të kthehet në lumin e shpresës për ata që duan të ndërtojnë jetën e këtyre këtu. Nuk do të bëjmë një Shqipëri vetëm për një grusht njerëzish, por për të gjithë”, shtoi Basha.

Në fakt ky paralajmërim për reformimin e partisë, vjen pasi selia blu së bashku me Kolonjën, ka pësuar humbjen e tretë radhazi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button