Kronika

Vjedhja e energjisë, arrestohen 9 pronarë biznesesh

aaPolicia e Durrësit ka njoftuar arrestimin e 9 pronarë biznesesh për vjedhje të energjisë elektrikeMësohet se shtetasit e arrestuar kanë biznese në Durrës, Kavajë dhe Shijak. Gjithashtu, është arrestuar edhe një punonjës i OSHEE-së në Kavajë për shpërdorim detyre. Ndërkohë që të martën OSHEE-ja ka njoftuar shkarkimin e 78 punonjësve, pesë prej të cilëve i ka kallëzuar në Prokurori. Inspektimet dhe verifikimet e bëra nga drejtoria rajonale e Tiranës kanë konstatuar shkelje dhe parregullsi në procedura të ndryshme për 78 punonjës që kanë abuzuar me detyrën. Ndaj tyre është marrë masa administrative e largimit nga puna. Katër lexues nga grupi operativ janë kallëzuar në prokurori për shpërdorim detyre në bashkëpunim. Ata ishin pjesë e strukturës në degën e shitjes, sektori lexim arkëtim, njësia Tirana 1, ndërsa i pesti punonte në agjencinë e Shkodrës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button