Kosova

Përgatitet raundi i ri i bisedimeve Prishtinë-Beograd

Brukseli zyrtar ka konfirmuar se nga fundi i janarit do të mbahet raundi i radhës i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në nivel të lartë, përgatitjet për të cilin po rrjedhin.

“Raundi i ri i dialogut do të mbahet në fund të janarit. Përgatitjet janë në zhvillim e sipër”, i ka deklaruar agjencisë beogradase Tanjug Maja Koçijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së Federica Mogherini.

Koçijançiç ka shtuar se momentalisht po punohet për rendin e ditës të këtij takimi, por nuk ka mundur të tregojë detaje rreth përgatitjeve dhe temave që do të bisedohen në takim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button