Politika

Lista e PD, largohen “rebelët” dhe themeluesit. Basha: Zgjedhje e vështirë

Më shumë se për emrat që kandididoi në listën e kandidatëve të PD për 25 Qershorin, deklarata e Bashës pasi ka dalë nga KQZ, ishte për ata që përjashtoi nga lista.

Ka qenë një proces kur duhet të bëheshin zgjedhje të vështira. Unë i kam bërë këto zgjedhje të vështira. Me personalitete, që mbështesin Republikën e Re. Në listë ka shumë emra të rinj” tha Basha.

Lista u botua në orët para të së shtunës, në minutat e fundit të afatit kohor, për të penguar të pakënaqurit të regjistrohen të pavarur.

Në listat për zgjedhjet e 25 qershorit Lulzim Basha ka larguar nga PD rebelët dhe deputetët që e kanë kritikuar. Në total janë  larguar 27 deputetë nga grupi aktual.

Lulzim Basha ka përjashtuar Jozefina Topallin, Bregun, Selamin dhe Patozin, të cilët kanë qenë kritikë ndaj tij për drejtimin e opozitës, ndërsa përpos tyre ka vendosur që të spastrojë  nga ‘erën Berisha’ edhe nga ish-ministra, Bode, Imami, Tafaj etj.

Në listën e Partisë Demokratike nuk janë kandiduar 24 deputetë aktualë, pothuajse gjysma e grupit parlamentar. Vetë Basha kryeson listën e Tiranës, ku e treta renditet vajza e Azem Hajdarit,  Rudina Hajdari dhe më pas lista vijon me Grida Dumën, Albana Vokshin, Jorida Tabakun dhe Sali Berisha i shtati.

Durrësi kryesohet nga Oerd Bylykbashi, Shkodra nga Romeo Gurakuqi, Fieri nga Enkelejd Alibeaj, Vlora nga Agron Shehaj, Korça nga Valentina Duka, Berati nga Eduart Halimi, Dibra nga Dhurata Çupi, Gjirokastra nga Tritan Shehu, Kukësi nga Flamur Noka dhe Lezha nga Aldo Bumçi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button