Ekonomia

Kredia për jorezidentët në Shqipëri u rrit në 58.6 miliardë lekë

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kredia e dhënë për huamarrës jorezidentë në Shqipëri arriti në 58.6 miliardë lekë, në fund të marsit 2021.

Sipas BSH-së, që prej fillimit të këtij viti portofoli i kredisë për jorezidentë në Shqipëri u rrit me 14.4 miliardë lekë, ose rreth 32.6%.

Rritja është e ndjeshme edhe me bazë vjetore, me 10.4% më shumë.

Mbështetur në statistikat e bilancit sektorial të bankave, në fund të muajit mars huaja për jorezidentët përbën rreth 8.8% të portofolit të sektorit bankar, nga rreth 8.2% që zinte një vit më parë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia për subjektet jorezidente në pjesën më të madhe është kredi e dhënë për bizneset, e dominuar kryesisht nga maturiteti afatgjatë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button