Rajoni

Vuçiç: Nuk do të ketë mbledhje të përbashkët të qeverive Serbi-Shqipëri

Zhvillimi ekonomik dhe investimet në rajon do të jenë tema bisedimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Nish, në tetor. Kështu i tha gazetës “Politika” të Beogradit, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Ai i quajti të pasakta dhe spekulime se në Nish do të mbahet mbledhje e përbashkët e qeverive të Serbisë e të Shqipërisë, transmeton Koha.net.

Vuçiç u shpreh se është me shumë rëndësi që Serrbia dhe Shqipëria të punojnë bashkë në projektet ekonomike që do t’i bënin bashkë këto dy shtete e këta dy popuj.

Projektet e tilla do të jenë me interes për qytetarët e të dy popujve, ka vlerësuar Vuçiç dhe ka shtuar se Serbia është e gatshme për bashkëpunim.

Vuçiç i ka quajtur spekulime shkrimet në disa medie se në Nish do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Serbisë e të Shqipërisë.

“Në atë mbledhje nuk do të jenë (presidenti i Kosovës) Hashim Thaçi, as (kryeministri i Kosovës) Isa Mustafa, por përfaqësues politikë kosovarë të një rangu më të ulët”, citon “Politika” kryeministrin serb, Vuçiç.

Ai ka shtuar se në Nish do të vijnë edhe biznesmenë, meqë qëllim i takimit është forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe që sa më shumë kompani shqiptare të bëjnë tregti me ato të Serbisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button