Ekonomia

Rruga e Kombit me pagesë, 5 euro kalimi për makinat

2701-Ministri-i-Transportit-dhe-Infrastrukturës-Edmond-Haxhinasto-gjate-konferences-per-shtyp-Foto-Florian-Abazaj-525x350Mirëmbajtja e rrjetit rrugor në vend do të marrë të paktën 40 milionë dollarë, ose të paktën kaq është fondi i parashikuar në buxhetin e vitit 2015 nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës.

Ministri Edmond Haxhinasto, i pranishëm në Komisionin e Ekonomisë, tha dje se fondi i mirëmbajtjes krahasuar me vitin 2014 është dyfishuar, dhe kjo pasi qeveria kërkon të ngadalësojë amortizimin e një aseti që ka kushtuar shtrenjtë.

Nga ana tjetër ai theksoi se buxheti do të lehtësohet dukshëm në vitin 2015, pasi një ndër rrugët me mirëmbajtjen më të shtrenjtë, siç është ajo Milot-Morinë, do të jepet me koncesion. Tenderi do zhvillohet brenda këtij viti.

“Jam duke folur për rastin konkret të koncesionit të mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit, një projekt i cili besoj që do të tenderohet brenda këtij viti dhe vitin tjetër do të kemi edhe efektet e tij. Do të jetë angazhimi i sektorit privat në mbulimin e një pjese investimi shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me mirëmbajtjen e rrugëve”, tha ministri. Më herët ai ka deklaruar se çmimi për kalimin në Rrugën e Kombit do të kufizohet te rreth 5 euro…

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button