Kosova

Jahjaga: Rugova presidenti historik i Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga zhvilloi sot homazhe pranë varrit të ish- presidentit Ibrahim Rugova, në dhjetë vjetorin e vdekjes së tij.

Jahjaga duke vlerësuar  veprën e ish- presidentit  Rugova tha se “në këtë dhjetëvjetor të vdekjes, kam ardhur të bëj nderime pranë varrit të liderit dhe të udhëheqësit të parë historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.  Vizioni i tij na bën që të nderojmë dhe të kujtojmë me respektin më të madh liderin, arkitektin dhe udhëheqësin, i cili e orientoi popullin tonë dhe vendin tonë drejt vlerave properëndimore dhe drejt miqësisë së përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
isa-mustafa-te-varri-i-rugoves_3452Homazhe pranë varrit të  ish-Presidentit Rugova zhvilloi edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i shoqëruar edhe nga zëvendësi i tij Hashim Thaçi dhe ministrat e tjerë zhvilloi homazhe tek varri i ish – presidentit Ibrahim Rugova në dhjetë vjetorin e tij të vdekjes.

Pas homazheve, Mustafa vizitoi edhe familjen e presidentit Rugova, si dhe dhuroi një libër për gruan e ish – presidentit Rugova.

Mustafa vlerësoi mundin dhe veprën e ish- presidentit, ndërsa mori mirënjohje nga gruaja e ish –presidentit Rugova duke e falënderuar për nderimet në të njëjtën kohë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button