Bota

Të kthyerit nga ISIS, si minë me sahat

Pas sulmeve terroriste në Bruksel dhe paralajmërimeve për sulme të tjera në Europë, hetimet po vazhdojnë në të gjitha pistat. Në fokus te autoriteteve, shkruan “Deutsche Welle”, janë edhe të kthyerit nga xhihadi.

Në Qendrën e Përgjithshme të Mbrojtjes nga Terrorizmi në Berlin, çdo ditë takohen përfaqësuesit e 40 autoriteteve të sigurisë në federatë dhe në lande të cilët shkëmbejnë informacione për lëvizjet e mbështetësve të ISIS-it.

Hetimet janë përmirësuar falë të dhënave nga shërbimet sekrete të vendeve mike, por edhe deklaratave që kanë dhënë xhihadistët e kthyer, në proceset gjyqësore në Gjermani.

Ndërkohë sipas të dhënave të Zyrës Federale të Kriminalistikës rreth 800 luftëtarë kanë shkuar nga Gjermania në Siri dhe 1/3 është kthyer. Udhëtimet nga Gjermania në këto rajone janë dhjetëfishuar që nga viti 2011.

Presidenti i Zyrës Federale për Mbrojtjen Kushtetuese, Hans-Georg Maaben, thotë se të kthyerit jane ata qe u shkaktojnë më së shumti probleme. Ata janë më radikalë se kurrë më parë, të stërvitur ushtarakisht dhe me përvoja në luftë.

Mbi 470 “të rrezikuar” mbahen aktualisht nën vëzhgimin e organeve të sigurisë. Por edhe kjo sipas autoriteteve është mjaft problematike sepse për vëzhgimin e secilit prej tyre, nevojitet një ekip prej katër personash. E megjithate sipas një studimi, jo të gjithë të kthyerit janë të radikalizuar. Disa prej tyre janë traumatizuar nga përjetimet në zonat e luftës.

Ekspertëve u ka rënë në sy se me rritjen e moshës shtohet edhe numri i atyre që largohen nga terrorizmi. Ekstremistët nën 25-vjeç janë më të predispozuar për vepra të dhunshme.

Sipas drejtorit të Prokurorisë së Përgjithshme Federale në Gjermani, Peter Frank, në Berlin dhe në nivelin europian duhet të krijohet një qendër për mbrojtjen kundër terrorizmit pasi dyshohet se në mbarë Europën ekzsitojnë aktualisht rreth 3000 persona të gatshëm për vepra të dhunshme. Ata kanë marrë pjesë në luftimet terroriste në Lindjen e Mesme.

Related Articles

Nje koment

  1. Po dashtem tju shpetojme trazirave teroristeve.Jo vetem GJermanija,Po ter perendimi duhete kta isis ti dergojme ne faberikat e sapunit.Sote per sote kemi munges sapunash per qen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button