Bota

Sulmi në Londër, terroristët donin të merrnin me qira një kamion

Tre terroristët e sulmit në Urën e Londrës javën e shkuar, kishin tentuar të merrnin me qira një kamion prej 7.5 tonë, i ngjashëm me atë që u përdor për masakrën e Nisës vitin e shkuar në Francë.

Por objektivi ka dështuar për shkak se transaksioni i pagesës ka shkuar keq. Ndërkohë policia ka arrestuar dy persona të tjerë, një 27-vjeçar dhe një 28, gjatë një operacioni në lindje të Londrës.

Po ashtu, policia ka saktësuar se tre terroristët e sulmit, Khuram Shazad Butt, Rachid Redouane e Youssef Zaghba, kishin me vete thika prej qeramike të lidhura në kyçet e duarve dhe kishin fshehur në furgon 13 shishe me zjarr përcjellës, të cilat nuk patën kohë t’i përdornin sepse u ekzekutuan brenda 60 sekondash nga policia.

Në mjetin e tyre, policia gjeti edhe çanta me zhavorr, karrige dhe një valixhe. Të tre, kishin marrë me qira edhe një apartament në Barking për ta përdorur si strehë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button