Teknologji

Apple Search do të jetë rivali më i ri i Google?

Apple dhe Google kanë qenë rival që nga koha kur Google e ka përcjell Apple në biznesin e saj të telefonave të mençur mobil me lansimin e platformës mobile Android.

apple-search-do-t-euml-jet-euml-rivali-m-euml-i-ri-i-google_hdNë qershor të vitit 2007, Apple e ka prezantuar telefonin e saj revolucionar iPhone, ndërsa Google ka debutuar në shtator të 2008 me sistemin operativ Android.

Sipas një raporti të fundit thuhet se Apple tani e ka në plan ti kundërvihet kompanisë Google me depërtimin në biznesin e saj të kërkimit, nga i cili Google e gjeneron shumicën e të hyrave.

Sipas burimeve të ndryshme lidhur me këtë çështje, thuhet se Apple është duke e përgatitur lansimin e një motori të kërkimit, i cili do të jetë rival direkt më Google.

Cult of Mac thotë se Apple tashmë i ka hapur disa vende të punës lidhur me produktin e saj të ri që do ta quajë ‘Apple Search’.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button