Cicërimat e Twitter do të paraqiten si rezultate të kërkimit në Google
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2015/02/cic-euml-rimat-e-twitter-do-t-euml-paraqiten-si-rezultate-t-euml-k-euml-rkimit-n-euml-google_hd.jpg)
Google dhe Twitter thuhet se kanë arritur marrëveshje e cila do të bëjë që cicërimat e përdoruesve të rrjetit social të paraqiten si rezultate të kërkimit në Google, raporton Bloomberg.
Në gjysmën e parë të këtij viti cicërimat do të shfaqen si rezultate të kërkimit në Google, menjëherë pas postimit të tyre në Twitter.
Si pjesë e kësaj marrëveshje, Twitter do t’i ofrojë kompanisë Google të gjitha të dhënat e postimeve të bëra nga më shumë se 284 milionë përdorues sa ka ky rrjet social.
Twitter e ka parë që kohët e fundit rritja e përdoruesve të saj ka qenë e ngadalshme, dhe me këtë marrëveshje me gjiganti e kërkimit online ajo shpreson që cicërimat do të shfaqen në rezultatet e kërkimit në Google dhe se ky veprim do të bëjë që edhe jo-përdoruesit e rrjetit social të hapin llogari të reja në faqen e saj.