Kronika

Ushtria ndërhyn në Dibër, mbi 200 banesa të rrezikuara në Bulqizë

Shtabi i Emergjencave Civile në Qarkun e Dibrës ka diskutuar situatën e krijuar nga reshjet e fundit të shiut, ndërkohë që dëbora, e cila sapo ka filluar, pritet ta përkeqësojë gjendjen.
Më emergjente, situata paraqitet në njësinë administrative Gjoricë të Bashkisë së Bulqizës, ku rreth 200 banesa rrezikojnë të përmbyten si pasojë e fryrjes së lumit Okshtun. Forcat e ushtrisë po u vijnë në ndihmë banorëve dhe bordit të kullimit.
Në Dibër ishte dhe ministrja e Mbrojtjes, e cila tha se janë bërë ndërhyrje në disa segmente rrugore, në argjinaturën e Gjoricës, për t’u ardhur në ndihmë njerëzve e për të bërë të mundur shmangien e përmbytjes së shtëpive dhe kafshëve.
“Shpresoj që reshjet të ndalen nga këto prurje më shumë se ç’duhen. Kjo do të na jepte mundësi për të rikuperuar atë që mund të rikuperohet, sepse ka disa ndërhyrje që nuk mund të bëhen nëse nuk pushojnë reshjet, për të kuptuar se ku jemi duke punuar. Kjo është një zonë që ka edhe dëborë, kështu që duhet ndërmarrë edhe masa të tjera”, u shpreh ministrja Mimi Kodheli.
Kodheli tha se do ta përcjellë në qeveri të gjithë problematikën e krijuar në këtë qark, duke vendosur më pas dhe prioritetet, siç janë rrugët nacionale, e për të bërë të mundur ndërhyrjet në kohë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button