☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.82 ▲0.8%
ARI 4,029 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,019 ▼ -2.87% ETH $2,277 ▼ -3.61% XRP $1.2514 ▼ -5.75% SOL $97.3900 ▼ -5.04%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.82 ▲0.8 % ARI 4,029 ▼0.05 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.82 ▲0.8 % ARI 4,029 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Presidenti Nishani nderon heroizmin e ushtarëve britanikë në Ditën e Kujtesës

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ishte sot paradite i pranishëm në ceremoninë solemne të Ditës së Kujtesës, ku u përkujtua dhe u nderua heroizmi dhe sakrificat e ushtarëve dhe civilëve britanikë të rënë në vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilët tashmë prehen përjetësisht në Parkun Kombëtar të Liqenit Artificial të Tiranës.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman MBE, përfaqësues të shumtë të Trupit Diplomatik të akredituar në vendin tonë, të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit, përfaqësues të Forcave të Armatosura, të komuniteteve shqiptare si dhe të shoqatave të të përndjekurve politikë, etj.

Në fillim u krye shërbesa fetare me lutje dhe përshpirtje për të rënët, ku u përkujtua edhe Kapiteni shqiptar Feti Vogli, i cili humbi jetën në Afganistan në vitin 2012. Më pas Presidenti Nishani nderoi dhe u përul me respekt para veprës heroike të të rënëve britanikë, në kujtim të të cilëve vendosi edhe një kurorë me lule në emër të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë në Memorialin kushtuar ushtarakëve dhe civilëve britanikë që humbën jetën në Shqipëri gjatë viteve 1939-1945. Presidenti Nishani vlerësoi heroizmin e tyre, të cilët dhanë jetën për lirinë që gëzojmë sot dhe për vlerat universale të demokracisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.