Rajoni

Kroacia synon hyrjen në Eurozonë deri në vitin 2020

Vendi anëtar më i ri i Bashkimit Evropian (BE), Kroacia, ka caktuar vitin 2020, si afatin brenda të cilit pritet të anëtarësohet në mekanizmin valutor të BE-së.

Në një fjalim të mbajtur në konferencën mbi tranzicionin monetar të Kroacisë, kryeministri i vendit, Andrej Plenkoviç, tha se vendi ka caktuar dy prioritetet kryesore deri në vitin 2020, që janë anëtarësimi në zonën e Shengenit dhe në Eurozonë.

Plenkoviç tha se viti 2020 që do të jetë vit i kryesimit të Kroacisë me presidencën e BE-së paraqet një kornizë reale brenda së cilës do të bëhet anëtarësimi në mekanizmin e përbashkët valutor (ERM II), që është hapi i fundit para futjes në përdorim të valutës Euro.

Kroacia ju bashkua Unionit në vitin 2013 si anëtare e 28-të e tij, por që aktualisht përdor valutën e saj kombëtare Kuna që është ekuivalente me 0.13 Euro.

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian siç janë Bullgaria, Republika Çeke, Hungaria, Polonia, Romania, Danimarka dhe Britania e Madhe nuk kanë vendosur të përdorin valutën Euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button