☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,729 ▲0.08%
DOW 52,439 ▲0.12%
NASDAQ 26,476 ▼0%
NAFTA 101.90 ▲2%
ARI 4,064 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,700 ▲ +0.96% ETH $2,335 ▲ +0.73% XRP $1.3185 ▲ +0.78% SOL $101.0200 ▲ +1.05%
S&P 500 7,729 ▲0.08 % DOW 52,439 ▲0.12 % NASDAQ 26,476 ▼0 % NAFTA 101.90 ▲2 % ARI 4,064 ▼0.27 % S&P 500 7,729 ▲0.08 % DOW 52,439 ▲0.12 % NASDAQ 26,476 ▼0 % NAFTA 101.90 ▲2 % ARI 4,064 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Bullgari, peticion për kalim në sistem presidencial

Partia Volja (Vullnet) në Bullgari, e cila ka edhe grup parlamentar, ka nisur një peticion për mbajtjen e një referendumi që synon kalimin në sistemin presidencial të qeverisjes.

Partia e cila posedon 11 ulëse në parlamentin me gjithsej 240 anëtarë, njoftoi se ka nisur peticion për mbajtjen e referendumit për sistemin presidencial.

Lideri i partisë, biznesmeni Veselin Mareshki, ka pohuar se institucionet e vendit janë bashkëfajtorë në papërgjegjësi, duke thënë se qeverisja e përqendruar në një person të vetëm do të jetë më e dobishme për zhvillimin e vendit.

Grupi parlamentar i Mareshkit, i cili përbëhet nga familjarë dhe partnerë biznesi, zhvillon politikë të linjës populiste.

Ekspertët theksojnë se mundësia për mbajtjen e një referendumi për kalim në sistem presidencial është e vogël.

Për mbajtjen e një referendumi në Bullgari, është e nevojshme të tubohen të paktën 200 nënshkrime dhe që parlamenti të japë miratim për një gjë të tillë duke u bazuar në këto nënshkrime.

Nga ana tjetër, sipas një ankete nga qendra për hulumtime të opinionit publik “Trend”, vetëm një e treta preferojnë qeverisje nga një person.

Sipas anketës, vetëm 33 për qind e qytetarëve bullgarë janë të mendimit se qeverisja me “një person i cili është përgjegjës për çdo gjë” do të çojë në administrim më të mirë të shtetit.

Ndërkaq, 41 për qind e pjesëmarrësve në anketë mendojnë se Bullgaria në asnjë mënyrë nuk është shtet demokratik, kurse 29 për qind janë të mendimit se “demokracia nuk është metodë e mirë e qeverisjes”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.