Ekonomia

Korridori VIII, ministrat e Jashtëm të Italisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut mblidhen në Brindizi

Ministrat e Punëve të Jashtme të Italisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mblidhen të enjten në Brindizi, Itali, në kuadër të një nisme e cila synon rritjen e bashkërendimit midis vendeve që përshkohen nga Korridori Panevropian VIII. Korridori Panevropian VIII është një infrastrukturë strategjike midis Detit Adriatik e Detit të Zi, platformë ideale për rritjen e dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik midis vendeve të rajonit.

Në një njoftim për shtyp të ambasadës së Italisë në Shqipëri bëhet e ditur se në qendër të punimeve të këtij takimi do të jenë integrimi dhe bashkëpunimi, trajtimi i temave si lidhja, infrastrukturat, rritja ekonomike dhe dialogu me shoqërinë civile.

Në mbledhje do të marrin pjesë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Olta Xhaçka, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Bullgarisë, Mariya Gabriel dhe ministri për Punët e Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Në përfundim të punimeve, rreth orës 12:50, në Klubin e Oficerëve të Marinës Ushtarake pranë Castello Federiciano, do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp e ministrave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button