Bota

Falimentojnë katër banka për shkak të rënies ekonomike

Autoritetet financiare ruse mbyllën sot katër banka që ishin dobësuar dhe që i shtohen më shumë se 60 bankava të falimentuara këtë vit, për shkak të recesionit ekonomik.

Në disa komunikime Banka Qëndrore shpall heqjen e liçencës bankar për RSB 24, banka e 124-t ruse për nga aksionet në 750 që janë gjithsej, por edhe tre bankave të tjera, Banka Rajonale për Zhvillim (280), Banka Rajonale e Kursimit (329) dhe “Mejregionbank” (502) i është hequr liçenca.

Banka Qendrore mbylli gjithashtu edhe një organizëm kredidhënës jo bankar, “Top Credit”.

Sikurse ndodh zakonisht në falimentimin e bankave, rregullatori justifikon këto falimentime me një nivel të lartë kapitali të lidhur me aksione të cilësisë së ulët.

Muajt e fundit në Rusi janë mbyllur me dhjetëra banka të vogla, por rrallë ka pasur banka të nivelit të RSB 24.

Sistemi bankar rus u godit fuqishëm nga zhvlerësimi i rublës në fund të 2014-s, ndërkohë që sistemi prej kohësh gjykohej si i dobët pasi përbëhej nga rreth 800 banka të vogla dhe me praktika shpesh herë të dyshimta.

Autoritetet kishin ndërmarrë para fillimit të krizës një pastrim të sektorit bankar duke e lehtësuar nga elementet e dobët dhe muajt e fundit është rritur ndjeshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button