Politika

Basha: Fshati digjet, Rama krihet!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas një takimi të zhvilluar nga kryeministri Edi Rama në Gruemirë të Shkodrës. Me një deklaratë të tij, Basha shprehet se “fshati digjet  e Rama krihet”.

Ja deklarata e plotë e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Dërdëllitje një orë pa pushim me regji qendrore për mrekullitë e mëdha që po ndodhin në bujqësi, ndërkohë që ka hequr çdo subvencion, nuk ka ngritur një treg të vetëm, nuk ka stimuluar një bujk a blegtor në gjithë vendin.

Llomotit Rama në kohën kur fshatin e ka pllakosur një varfëri skëterrë. Burimet ujore janë në shërbim të kartelit të drogës, pllajat, kodrat, arat, kullotat e pyjet janë zaptuar nga trafikantët. Përveçse u ka kthyer kurrizin, fshatarët duhet të ruhen çdo ditë të mos prekin në zotërimet e kartelit të Edi Ramës, sepse rrezikojnë dhe jetën.

Bujqësia ka nevojë për 100 milionë dollarë ne vit subvencione që të ngrihet e të zhvillohet. Paratë janë, por Edi Rama i ndan me hajdutët e tij per makina luksi, zyra, fasada, e ekspozita jashtë shtetit. Për të marrë këto para, këtë ndihmë jetike, fshati duhet të ngrihet e të largoje hajdutët.

#Shqiperiamë mirë pa Edi Ramën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button