Kosova

Institucionet kombetare të kulturës, prioritet edhe në 2016

Institucionet kombetare të kulturës, edhe në vitin 2016 do të jenë prioritet i përcaktuar qartë në politikat e Qeverisë së Kosovës, ka paralajmëruar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala.

“Kjo do të shoqërohet edhe me rritje të buxhetit dhe me përkrahje të gjithanshme të tyre”, është shprehur ai.

Në vazhdën e takimeve të fundvitit, ministri Shala ka pritur drejtuesit e Institucioneve Nacionale të Kulturës, me të cilët ka  biseduar rreth realizimit të programit të punës për vitin 2015, njëkohësisht, për sfidat me të cilat u ballafaquan këto institucione. Rëndësi të veçantë gjatë këtij takimi iu kushtua edhe Kalendarit të Përbashkët Kulturor me Republikën Shqipërisë. Me këtë rast, ministri Shala pas një viti të suksesshëm të bashkëpunimit ndërshqiptar në fushën e kulturës, ka kërkuar nga përfaqësuesit e institucioneve të kulturës që të përgatisin programin e Kalendarit për vitin 2016.

Ministri Shala ka përgëzuar drejtorët e Institucioneve të Kulturës për punën e tyre dhe kërkoi angazhim maksimal, në funksion të zhvillimit të kulturës nacionale të Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button