Politika

Zgjedhjet vendore, KQZ regjistron partinë Kristian Demokrate, kërkesa e firmosur nga Mark Frroku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar sot partinë Kristian Demokrate si parti pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

1427366817Frroku-MarkTë shtatë anëtarët e KQZ votuan pro regjistrimit të partisë që drejtohet nga deputeti Demokristian Mark Frroku që ndodhet në arrest në burg pas akuzave për një vrasje në Belgjikë të kryer në 1999.
Kerkesa e Frrokut
Mësohet se kërkesa për regjistrimin e partisë së tij në zgjedhje ishte depozituar në KQZ që në 26 mars të firmosur nga vetë deputeti Frroku. Firmosja e kërkesës për regjistrim në KQZ është bërë pikërisht në ditën kur parlamenti votoi heqjen e imunitetit të deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku pas të cilëve dy deputetët u ndaluan pas një urdhër ndalimi të prokurorisë lidhur me çështjen e një atentati sipas Doshit të porositur nga kreu i Kuvendit Ilir Meta. 14 prilli është afati i fundit i regjistrimit të partive pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore të qershorit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button