Europa

Marine Le Pen përjashton babain e saj nga Fronti Nacional

Presidentja e Frontit Nacional, Marine Le Pen do të përjashtojë sot pasdite, në një takim të jashtëzakonshëm të Zyrës Ekzekutive të kësaj partie, të thirrur prej saj, babain e saj, Jean-Marie Le Pen, 86 vjeç, i cili është themeluesi i grupimit të së djathtës ekstreme, njoftoi televizioni francez, BFM.

BN-HU244_LEPENj_J_20150408140108Në origjinë të konfliktit mes tij dhe Marine Le Penit është përsëritja nga ana e babait të deklaratave lidhur me dhomat e gazit, për të cilat ai është dënuar si edhe ruajtjen e kujtimit të mareshalit Philippe Petain, ish-Kryetar i Shtetit francez dhe artizan i bashkëpunimit me Gjermaninë naziste gjatë pushtimit të Francës në Luftën e Dytë Botërore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button