Kronika

QSUT, Robert Ndrenika duke pritur radhën në spital

Me duart e kryqëzuara, i ulur në një karrige, në koridorin e QSUT-së Robert Ndrenika duket se po pret radhën si të gjithë të sëmurët e tjerë të zakonshëm. Kjo foto po bën xhiron në portale, duke përcjellë një trishtim, për gjëndjen e një prej ikonave të kinematografisë shqiptare dhe mënyrën sesi ne sillemi me kujtesën tonë.

Në asnjë vend të botës një personazh i këtij kalibri nuk do të priste në radhë. Dy ditë më parë regjisori i shfaqjes “Mendohu Xhakomino”, Milto Kutali lajmëroi shtyrjen e premierës së shfaqjes, për shkak të gjëndjes shëndetësore jo të mirë të aktorit kryesor të veprës Robert Ndrenika. “Shkak i kësaj shtyrjeje janë shkaqe shëndetsore të aktorit të njohur, mjeshtrit të skenës, Robert Ndrenika dhe disa aktorë të tjerë të kastit të shfaqjes”, tha Kutali. Sipas tij, aktori po kalonte një grip të lehtë, dhe do të ishte gati për premierën e veprës më 8 shkurt.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button