Bota

May: Jo “dëbim” pas “Brexit”, kryeministrja kërkon largim të ngadalshëm

Mundësinë e një referendumi të dytë Theresa May e shmangu që në fillim, por homologes së saj gjermane Angela Merkel dhe shefit të Elizesë francez, Francois Hollande, kryeministrja e re britanike u tha se vendit i nevojitet kohë për “Brexit”.

Nuk e dua një dalje të nxituar të Anglisë nga Bashkimi Europian, ishin fjalët e May-t, që nga ana tjetër shkaktoi habi me promovimin e euroskeptikëve në zë si Boris Johnson në poste kyçe të kabinetit të vet.

Kryeministrja i telefonoi në mbrëmje kancelares gjermane dhe presidentit francez për t’i shprehur edhe një herë angazhimin e saj për plotësimin e vullnetit të popullit britanik, njoftoi zëdhënësi i shefes së Ekzekutivit në Londër, duke shtuar se ajo shpjegoi njëkohësisht se do te duhet kohë për përgatitjen e këtyre negociatave dhe se shpreson që bisedimet të zhvillohen në një frymë pozitive e konstruktive.

Philip Hammond, i porsaemëruar sekretar Thesari në vend të George Osborne, pohoi sot se vendit nuk i nevojitet një buxhet emergjence dhe se përpara përcaktimit të objektivave të shpenzimeve në vjeshtë, do të monitorojë me kujdes situatën ekonomike të vendit përgjatë periudhës së verës. Takimi i parë në axhendën e tij për këtë qëllim është ai me guvernatorin e Bankës së Anglisë. Shumë britanikë e përshëndetën zgjedhjen e kryeministres së re.

“Jam shumë i kënaqur që këtë post e mori Theresa May. Mendoj se ka shumë eksperiencë dhe do të jetë mjaft kompetente në punë, e kjo është e një rëndësie kyçe për vendin”, u shpreh Steve Double, ligjvënës.

“Shpejtësia e këtyre zhvillimeve ishte ca e papritur, por personi vetë jo. May ka goxha eksperiencë, e është shumë e zonja kur vjen fjala tek negociatat”, tha Chris Imafindon, a profesor.

Jo të gjithë janë megjithatë kaq të bindur në aftësitë e saj, e një pjesë të britanikëve i shqetëson mungesa e eksperiencës së saj në sektorin ekonomik, çka do ta vështirësonte sipas tyre rimëkëmbjen në kontekstin e “Brexit”-it.

May ka marrë, ndërkohë, kritika nga Frank Walter Steinmeier për caktimin e Boris Johnsonit në krye të diplomacisë britanike, të cilin ministri i Jashtëm gjerman e cilësoi “një politikan të papërgjegjshëm”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button