Politika

Reforma në drejtësi-Meta: Të çelim dialogun politik, sugjerimet e Venecias janë të qarta për profesionistët

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë mbledhjes së sotme të kryesisë së LSI-së shprehu bindjen se konsensusi politik në parlament për paketën e ndryshimeve kushtetuese është i domosdoshëm jo thjesht si çështje numrash, por si bashkim vullneti politik i forcave parlamentare.

“Çështja më madhore e këtij fillimviti për LSI-në, por dhe për maxhorancën dhe gjithë klasën politike, mbetet realizimi me sukses, me transparencë të plotë dhe përgjegjshmëri e reformës në drejtësi. Në fillim të këtij mandati qeverisës LSI ka qënë e pozicionuar në interes të kryerjes së reformave të mëdha të shtetit që duhet të bëhen me  një konsensus të gjerë politik dhe gjithëpërfshirës. Gjithnjë kemi qënë të bindur se dialogu dhe konsensusi janë të domosdoshme për qëndrueshmërinë, besueshmërinë dhe efektivitetin e  reformave të mëdha”, theksoi Meta, njekohesisht kryetar i Kuvendit.

“Është koha e çeljes së dialogut politik në parlament me qëllim arritjen një dokumenti përfundimtar të gjithëpranuar, të çertifikuar nga partnerët ndërkombëtarë dhe sidomos nga Komisioni i Venecias”, u shpreh Meta.

Procesi të mos jetë përjashtues, por shterues dhe gjithëpërfshirës, duke marrë parasysh rekomandimet e Venecias, theksoi Meta.

Politika e faktit të kryer, shtoi ai, ngushton mundësitë për dialog.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button