Kronika

“ISIS kancer për Islamin, në Tiranë 7 xhami jashtë kontrollit”

ISIS është kancer për botën islame. Kështu shprehet nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Ali Zaimi. I ftuar në studion e Report TV, Zaimi thotë se terroristët e Shtetit të ashtuquajtur islam, të keqen më të madhe janë duke ja shkaktuar fesë myslimane pasi po e vendos në një linjë me terrorizmin. Numri dy i i Komunitetit Mysliman thekson se terrori dhe marrja e jetëve të pafajshme nuk ka lidhje me atë çka predikon feja islame.

“ISIS kancer për botën islame, një e keqe më e madhe që po i bën të keqen më të madhe islamit, se po shkatërrojnë imazhin e islamit, duke e vendosur në një linjë me terrorizmin. Në një tragjedi e para që njerëzit duhet të bëjnë, mos të bëjnë paralelizma, jo pse ndodhi aty pse ndodhi këtu, ai është një njeri s’ka rëndësi i krishterë apo mysliman, dhe ka nevojë për solidarizim.  Terrori nuk mund të ketë lidhje me fenë. Ata që ndërmarrin veprime të tjera, janë njerëzit më të ulët, më të poshtër. Ne duhet t’i dënojmë pa asnjë ekuivok, pa asnjë por”, -u shpreh nënkryetari i KMSH-së.

Shqipëria me shumicë myslimane, ka një numër të madh xhamish, por disa prej tyre janë jashtë kontrollit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Nënkryetari Zaimi tha se janë rreth 7 xhami në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat kanë probleme pasi shihen si rrezik për të devijuar nga feja islame dhe për të predikuar për xhihad në Siri. Problemi kryesor që këto xhami janë jashtë kontrollit të Komunitetit janë burimet financiare.

“KMSH është institucion i pavarur nga shteti, ka bashkëpunim me shtetin por duhen pasur parasysh edhe mundësitë tona të kufizuara sidomos financiare që nuk na lejojnë të mbulojmë të gjithë vendin me punonjës, të kemi dhe aq mundësi kontrolli. Çështja financiare është në kryet të listës së problemeve”, tha numri dy i KMSH-së.

Ali Zaimi dha edhe një shpjegim se çfarë është xhihadi – lufta e shenjtë.

“Xhihad nga arabishtja do të thotë përpjekje. Përpjekje për të lartësuar emrin e Zotit, për t’i shpjeguar njerëzve zotit, një nga qindra nuancat që ka xhihadi është edhe përpjekja për mbrojtje nëse të cenohet jeta, familja, etj, atëherë Kurani lejon ju po mund të luftoni për të mbrojtur jetën”, tha Zaimi.

Sulmet terroriste, siç ky i fundit në Paris, refren të tyre kanë fjalën “Allahu Akber” – përkthyer nga arabishtja “Zoti është i madh”. Shprehja simbol e fesë islame e cila gjithmonë ka ngjallur revoltën e myslimanëve të cilët nuk duan të identifikohen me terroristët: “Myslimanët nuk jemi vrasës”! Në fakt, feja islame ashtu si çdo fe që predikon paqen dhe dashurinë mes njerëzve dhe e konsideron gjynah (mëkat) marrjen e jetëve të pafajshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button