Bota

Nobeli i Ekonomisë, një britaniku e një finlandezi

Një britanik dhe një finlandez janë shpallur fitues të Çmimit Nobel në fushën e Ekonomisë, vlerësim që shkon për punën e madhe të zhvilluar në lidhje me teorinë e kontratave.

Juria e çmimit prestigjioz e argumentoi dhënien e Nobelit ndaj Oliver Hart, britanik, dhe Bengt Holmstrom, finlandez, me faktin se puna e tyre përcakton një “parim intelektual” për politika të fushave të tilla, si legjislacioni i falimentimit dhe kushtetutave politike.

Dyshja në fjalë rrëmbejnë gjithashtu edhe vlerën monetare prej 8 milionë koronave suedeze, rreth 744 mijë paund nga komiteti i Nobelit.

Ky çmim vjen pas ndarjes së vlerësimeve të tjera në fushën e mjekësisë, fizikës, kimisë dhe atë për Paqen, të cilat u dhanë gjatë javës së kaluar.

Goran Hansson, sekretar i Përgjithshëm i Akademisë Mbretërore suedeze të Shkencave ishte ai që njoftoi fituesit e Nobelit për Ekonominë. “Puna e tyre përcakton themelet intelektuale të hartimit të politikave dhe institucioneve në disa fusha, nga legjislacioni i falimentimit e deri te kushtetutat politike”, thuhet në deklaratën e akademisë.

Bengt Holmstrom, pas marrjes së çmimit është shprehur tepër i lumtur që puna gjatë jetës së tij tashmë merr edhe njohje, ndërsa i pyetur se çfarë bën me bonuset e mëdha të fituara nga nënshkrimi i kontratave të kohëve moderne, ai u shpreh se “nga pikëpamja personale, kontratat e CEO-ve janë tepër të komplikuara”.

Bengt Holmstrom ka thënë gjithashtu se ndihet me shumë fat dhe shumë mirënjohës ndaj komitetit që shpërndan këto çmime, por një meritë ia njeh edhe familjes së tij dhe kolegëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button