Kosova

Avni Klinaku, për sulmin ndaj Presidencës: Qeveria po i fsheh kryerësit e dhunës apo paaftësinë e saj?

Sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, e ka quajtur skandaloz reagimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me sulmin mbi zyrat e Presidencës.

“Qeveria e Kosovës reagoi kundër dhunës dhe terrorit mbi institucionet e Kosovës! Reagimi ishte skandaloz! Etiketimi i “përfaqësuesve politik”… me aludimin e qartë në subjekte të caktuara politike, ka dy qëllime: përfitimin politiko-partiak nga dhuna e ushtruar apo fshehja e kryerësve të këtyre akteve! Qeveria (përmes organeve të saj) e ka për detyrë t’i zbulojë aktorët dhe t’i zbardhë motivet e jo paaftësinë e vet ta fsheh duke i etiketuar të tjerët! Çka nëse “në fund të ditës” del se një qendër e dirigjuar nga Serbia ka tentuar t’i shfrytëzojë rrethanat e krijuara pozitë-opozitë për ta destabilizuar Kosovën?!”, thuhet në reagim.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button