Bota

Kapitull i ri në bashkëpunimet mes Iranit dhe Austrisë

cccccZv/ministri i punëve të jashtme të Iranit bëri të ditur hapjen e një kapitulli të ri në bashkëpunimet e Republikës Islamike të Iranit dhe Austrisë. Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Maxhid Takhtravançi, zv/ministër i punëve të jashtme të Iranit, të martën në Vjenë të Austrisë në takim me Sebastian Kurz, ministrin e punëve të jashtme të Austrisë, deklaroi se arritja e marrëveshjes bërthamore të Iranit me Grupin 5+1 ka hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Iranit dhe Austrisë. Në këtë takim, ministri i jashtëm i Austrisë dhe zv/ministri i jashtëm iranian janë shprehur të kënaqur me marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe kanë shkëmbyer mendime në lidhje me marrëdhëniet bilaterale në fushat politike, parlamentare, ekonomike, tregtare, kulturore dhe mes konsullatave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button