Kronika

BMW përplaset me furgonin në Lezhë, vdes 49-vjeçari, plagoset një e moshuar

Një aksident rrugor i ndodhur në aksin e vjetër Lezhë Kallmet në Rraboshtë, i ka marrë jetën një 49-vjeçari. Një makinë tip BMW me me targa TR 1770 L u përplas me një furgon tip Benz me targa AA 951 CH.

Drejtuesi i BMW-së, Shyqiri Balak nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga përplasja dhe ndërroi jetë pas disa orësh në spitalin e Traumës në Tiranë.

Gjithashtu e lënduar mbeti edhe një 72-vjeçare me inicialet M.N. që ndodhej në furgon. Ajo ndodhet në Qendrën e Traumave në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë drejtuesi i furgonit Aleksander Gjonoca 46 vjeç u shoqërua në komisariatin e Lezhës në kuadër të hetimeve të nisura për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button