Kronika

Arrestohet shoferi në Policinë e Shtetit, merrej me shitjen e kanabisit në Tiranë

Ne bazë të informacioneve të mara në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikeve ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane, në bashkëpunim me SH.Ç.B.A Tiranë, rezultonte se një punonjës policie merrej me shitjen e lëndëve narkotike cannabis sattiva, dhe për ta transportuar lënden narkotike përdorte automjet policie me qëllim shmangien e kontrolleve nga shërbimet e policisë gjatë transportit te droges, dhe më konkretisht:

Sot me date 10.09.2016   specialist të Seksionit për  Narkotikët ne bashkëpunim me forcën e Posacme Operacionale te D.V.P Tirane ne rrugen “ Elbasanit”  afër rrotullimit te Senatoriumit,  u finalizua me sukses Operacionin “FALKO” dhe u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1.Dashamir Qershori, 44 vjeç lindur  në fshatin Picall, Komuna Petrele, me detyrë Punonjes Policie (shofer ne Departamentin e Sherbimeve te treteve prane Drejtorie se Policise Shtetit).

2.Elton Elezi,  vjeç 1991, lindur ne fshatin Gurre e Vogel dhe banues ne Durrës.

Të lartpërmendurit u kapën në flagrance në keto rrethana:

në rrugën e “Elbasanit” te  rreth rrotullimit të Senatoriumit, shtetasit Dashamir Qershori dhe Elton Elezi ne bashkëpunim me njeri-tjetrin dyshoheshin se  kryenin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar te llojit “Cannabis Sattiva” ne zonen e Farkes, Sauk dhe Senatoriumit.

Nga ana e sherbimeve policore eshtë organizuar shërbim me qëllim kapjen ne flagrance te këtyre shtetasve dhe konkretisht në rrugën “ Elbasanit” prane Ktheses se Senatoriumit ku eshte konstatuar automjeti tip Foristrade Mitsubishi me sistem  drita vezulluse(fenerlina) policie me targa TR 6167 F, ngjyre blu me dy personat e lartpërmendur.

Eshte ushtruar kontroll në automjetin e mësipërm i cili ka qenë i parkuar dhe në bagazhin e ketij automjeti jane gjetur 2 (dy) thase te zinj plasmani brenda te cileve gjendej bime ngjyre jeshile me erë karakteristika me atë te Cannabis Sattiva.

Menjëhere është bërë ndalimi i këtyre shtetasve ku shtetasi Elton Elezi eshte larguar me vrap, por për ta neutralizuar policia ka qëlluar ne ajer.  Eshte kapur disa metra me pas nga ana sherbimeve të Policisë .

Nga kontrolli personal i ushtruar shtetasit Elton Elezi, në çantën e krah qafë i është gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale bimë ngjyrë jeshile me erë karakteristike si e Cannabis Sattivas, ku pas peshimit  rezultoi me peshe 2 (dy) gram .

Gjithashtu , në bagazhin e automjetit e pershkruar me lart pas peshimit ne peshoren rezultoi  12.5  Kilogram e cila u sekuestrua e do të dergohet për ekspertim të mëtejshme në D.P Shkencore Tirane.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale:

1 automjet  policie me targa TR 6167 F.

2 telefona celular, nje cante krah qafe.

Materialet  do ti kalojne Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane per veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale te “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim ”, parashikuara nga neni 283/2 te Kodit Penal

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button