Ekonomia

Subvencionet në bujqësi-Mbyllen proçedurat, aplikuan 13.487 fermerë

Skemat kombëtare të subvencioneve në sektorin e bujqësisë për vitin 2016 kanë përmbyllur fazën e aplikimit, me 13.487 të tilla gjithsej.

Bujqësia ka numrin më të lartë prej më shumë se 10 mijë aplikimesh, blegtoria mbi 2.700 të tilla, ndërsa sektorë të tjerë janë dorëzimi i prodhimit bujqësor, akuakultura dhe nxitja e investimeve në bujqësi.

Agjencia e Pagesave thotë se, mbështetja për fermerët do të jepet mbi bazën e hartës së specializimit të aktiviteteve bujqësore sipas rajoneve.

Shuma që do të shkojë në formë granti apo për nxitjen e investimeve këtë vit është 1.7 miliardë lekë.

Kontraktimi i nxitjes së investimeve pritet të nise shume shpejte.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button