Kronika

Konflikt me armë mes të burgosurve, ne burgun e Peqinit dy të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Peqinit. Mësohet se janë raportuar të shtëna me armë zjarri. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dhënë njoftimin paraprak duke thënë se për shkak të një konflikti mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm, ku është qëlluar edhe me armë zjarri, kanë mbetur të plagosur dy prej tyre. Ndërkohë, asnjë gardian apo punonjës tjetër i burgut nuk është lënduar nga kjo ngjarje.

Një prej personave të përfshirë në këtë ngjarje dyshohet të jetë Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë, ngjarje e ndodhur në korrik 2015 në zonën e Dukagjinit, në Shkodër. Paraditen e së premtes u njoftua se Mjacaj është izoluar në regjimin e rreptë 41 bis. Lajmin e ka njoftuar vetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili thotë se Mjaçaj ka cenuar sigurinë në burgun e Peqinit, por pa dhënë më shumë detaje.

“Asnjë tolerancë! Do të zbatoj me rigorizitet ligjin. Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cenojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar!”, tha Manja.

Sokol Mjacaj është dënuar për vrasjen e dy turistëve çekë, në korrik të këtij viti në segmentin Dukagjin-Shkodër. Ai u arrestua pak ditë pas krimit. Ndaj tij, rëndojnë akuzat për “vjedhje me pasojë vdekjen” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”. Ai ka mohuar se ka pasur qëllim që t’i vriste turistët, por vetëm t’i grabiste për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike në të cilën ndodhej.

Në përditësim…

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button