Ekonomia

Matësit inteligjentë të energjisë, qeveria do ketë gati studimin në gusht

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) publikoi detaje lidhur me procedurën e asistencës ku tashmë kompania fituese është prej disa kohësh me një vlerë kontrate 196 mijë euro. Sipas BERZH kjo asistencë vjen si pjesë e mbështetjes që kompania e shpërndarjes së energjisë mori nga paketa e COVID-19.

“Qëllimi i projektit është të identifikojë qasjen strategjike më të përshtatshme për alternativën më të mirë të zbatimit të Sistemit të Matjes Inteligjente në Shqipëri duke filluar nga sistemi tashmë i instaluar dhe matësit.

Arsyeja kryesore për përgatitjen e strategjisë për zbatimin e sistemit të matjes inteligjent është ulja e humbjeve të energjisë elektrike në operatorin shqiptar të sistemit të shpërndarjes OSSH dhe përmirësimi i tarifave të arkëtimit për furnizuesit që përdorin rrjetin e shpërndarjes.

Gjithashtu, zbatimi i Sistemit të Matjes së zgjuar është gjithashtu pjesë e procesit të harmonizimit me rregulloret e BE-së, më saktësisht me Direktivën e Efiçiencës së Energjisë” sqaron BERZH në publikim.

Sipas kësaj të fundit kompletimi i konsulencës do të jetë në 18 gusht sipas kantatës paraprake tashmë të nënshkruar. Fondet për këtë konsulencë janë si efekt i kredisë 70 milionë euro që banka i dha OSHEE në 18 janar 2021 dhe që aktualisht është në fazë disbursimi.

Mbështetja “Përgjigja e OSHEE ndaj krizës së COVID-19” kishte në fokus të saj mbështetjen e ndërtimit të një nënstacioni shpërndarës nëntokësor në qendër të Tiranës. Nënstacioni është i pari i këtij lloji në Shqipëri me një ndikim të rëndësishëm në rindërtimin e rrjetit të shpërndarjes.

Në atë kohë kjo kredi u cilësua si një mundësi për të siguruar likuiditetin emergjent si dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sektorit ndaj goditjeve sistemike si pasojë e krizës Covid-19.

“Lehtësia e propozuar është e strukturuar për të garantuar ruajtjen e kapaciteteve jetike të pagesave dhe likuiditetit dhe kalimin në zinxhirin e furnizimit të OSHEE. Gjithashtu, OSHEE do të krijojë një qendër trajnimi profesional për të ofruar programe trajnimi me cilësi të lartë dhe për të synuar punonjësit e rinj nga rajonet e pashërbyera” do të nënvizohej në projekt.

Gjithsesi përtej krizës së COVID-19 sektori energjetik në fund të vitit 2021 do të gjendej përpara krizës së energjisë së disponueshme diçka që u thellua edhe më shumë në vitin 2022. Kjo ka bërë që kompanitë të fokusojnë vëmendjen jo më tek investimet por tek sigurimi i energjisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button