Ekonomia

Tregtia e mallrave, kryeson transporti detar

Transporti detar kryeson ne shkëmbimet tregtare mes vendit tonë me botën, kryesisht në mallrat që importohen dhe eksportohen.
Sipas INSTAT-it, mënyrat më të përdorura për shkëmbimet tregtare janë me det, rrugë, ajër, posta, korriera, email. etj.
Gjatë tre muajve të parë te ketij viti, 68,9 % e vlerës së mallrave të eksportuara dhe 52,2 % e vlerës së atyre të importuara, u transportuan me det.
Grupet kryesore të mallrave që kontribuan më shumë në eksportet përmes transportit detar janë “Tekstile dhe këpucë” me 43,1 %, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 22,2 % dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me 18,4 %.
Gjatë këtij tremujori, grupet kryesore të mallrave që u importuan me det duke kontribuar më shumë në totalin e importeve ishin “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me 19,1 %, “Materiale ndërtimi dhe metale” me 16,5% dhe “Tekstile dhe këpucë”me 16,1%.
Importet arritën në vlerën e 60. 175 milionë lekë mallra të transportuar përmes transportit detar, në 45.891 milionë lekë me transport rrugor, 3.747 milionë lekë përmes transportit ajror.
Vlera e mallrave që u eksportuan në tre muajt e parë arriti në 40.175 milionë lekë me transport detar, 16.187 milionë lekë me transport rrugor, 217 milionë lekë me atë ajror.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button